Kryetari Begaj, takoi përfaqësuesin e CIMIK-ut Turk dhe LMT-së

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka pritur në takim përfaqësuesin e CIMIK-ut turk, Cem Sinan Barim dhe përfaqësuesit e LMT-së,  Raphel Kiser dhe David Thomann. Kryetari Begaj u shprehi mirëseardhje përfaqësuesit  të CIMIK-ut turk, Cem Sinan Barim dhe të LMT-së, Raphel Kiser dhe David Thomann. Kryetari Begaj, vlerësoi lartë punën e tyre në përgjithësi që bëjnë e jo vetëm në komunën e Malishevës, dhe u zotua për gatishmërinë e bashkëpunimit aktualisht dhe për të ardhmen në fushën e komunikimit e sigurisë, por edhe në shumë aspektet tjera  për të mirën e qytetarëve të Malishevës. Nga ana tjetër Cem Sinan Barim, falënderoi Kryetarin Begaj për mikpritjen dhe bashkëpunimin e treguar, ku mes tjerash tha “ Kam kënaqësinë  që partneriteti ynë me ju të vazhdoi  edhe  më tej e së bashku t’u shërbejmë  komunitetit në nevojat  që kanë dhe  të angazhohemi për një ambient  më të sigurt”.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …