Kryetari Begaj, thërret mbledhjen inauguruese të KK të Malishevës

Kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj , thërret mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal të Malishevës, e cila do të mbahet ditën e Hënë, me datë 18.12.2017. Gjithashtu, i njofton të gjithë asamblistët të cilët e kanë marrë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit komunale. se me këtë rast do të bëhet betimin dhe do të nënshkruhet deklarata solemne për marrjen e detyrës së anëtarit  të Kuvendit të Komunës së Malishevës. Ceremonia  fillon në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës. Rendi i ditës për mbledhjen inauguruese do të jet;

Nga ora,  10:00-10:15 – Arritja e anëtarëve të Kuvendit të Komunës dhe pjesëmarrësve tjerë;

Nga ora, 10:15-10:30 – Fjala mirëseardhëse e anëtarit më të vjetër të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Nga ora, 10:30-10:45 – Kryesimi i mbledhjes nga anëtari më i vjetër  i Kuvendit të Komunës së Malishevës,

  1. Dhënia e betimit nga anëtarët e Kuvendit të Komunës,

  2. Dhënia e betimit të Kryetarit të Komunës,

Nga ora, 10:45-11:00- Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Komunës së Malishevës dhe nga ora, 11:00-11:15, Mbyllja e seancës.

Kontrolloni gjithashtu

Agjenda e Kontratës Sociale për Ferizajn

Komuna e Ferizajt  dhe qytetarët e saj zotohen të zbatojnë Agjendën e  Kontratës Sociale të …