Kryetari Begaj, uron të gjithë besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragib Begaj, me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, uron të gjithë besimtarët mysliman, ku do që janë, e në veçanti të gjithë banorët e Komunës së Malishevës dhe mërgimtarët tanë. Kryetari Begaj, uron që kjo ditë të jetë një ditë e humanizmit dhe solidaritetit mes njerëzve.

“Uroj që Dita e Kurban Bajramit, të jetë një ditë ku ju e tregoni humanitetin dhe solidaritetin tuaj, për të gjithë njerëzit në nevojë. Uroj të gjithë besimtarët  mysliman, ku do që janë, e në veçanti i uroj të gjithë banorët e Komunës së Malishevës dhe mërgimtarët tanë që gjenden në botën e jashtme! Paqja, shëndeti dhe solidariteti qoftë me ju. URIME.”, thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Malishevës z.Ragip Begaj drejtuar të gjithë besimtarëve mysliman, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kontrolloni gjithashtu

692 mijë euro për fasadimin e objekteve të banimit social!

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim me Fondin e Kosovës për …