Metë Bytyqi

Metë Bytyqi: Kontekstet, apo diktatura e pakicës

Kontaminimi i ambientit politik, vazhdimisht të mbajtur në vlerat e tensionit dhe rrezikut të lartë, ashiqare, ishte edhe mbetet synimi i ish diktaturës së pakicës serbe që tashmë ka derivuar në lëvizje-parti paramilitariste, Vetëvendosje. Shkurt, diktatura e pakicës, e përqendruar në Lëvizjen Vetëvendosje ka rrënjët në sfondin e ish diktaturës së pakicës.

Ligjërimi në vetvete merr dhe jep mesazhet, në pajtim me kontekstet e parathëna. Kontekst i parathënë  është aftësia e dërguesit të mesazhit, areali politik, jetësor dhe ambienti i tij. Ambienti i pranimit të këtij mesazhi është po aq kontekst, sa vet zhdërvjelltësia e fakteve, nivelit receptues si dhe utilitarizmi i këtij mesazhi. Ndërlidhja e dërguesit dhe pranuesit të mesazhit është po aq kontekst sa vet mesazhi. Kontekstet e ndërlidhura, dërgues, pranues mesazhi janë lidhja e tërësisë së kontekstit rast, në kuptimin formal të ligjërimit kontekstual.

Konteksti zakonisht nënkupton varshmëri, ndërlidhje të elementeve të tërësisë, bashkëjetesë. Në sociologji është i rëndësishëm konteksti i situatës apo interakcionizmi simbolik, ndërsa në psikologji nënkuptohen faktorët e jashtëm që ndikojnë në një komunikim, konteksti në gjuhësi nënkupton elementet e një situate të komunikimit, të gjitha këto, për të arritur te konteksti politik.

Çka dhe cili është konteksti politik sot?

Definimi i konceptit sot, ndërlidhë imagjinatën, përvojën dhe idenë e kreatorit të këtij koncepti. Pa paragjykuar fuqinë e racionalitetit të kreatorit, sot ka kuptimin e fuqisë së tij. Hiq kuantistët, utilitaristët dhe pseudomendimtarët opinionbërës, politika ka gjasa të ketë fuqinë e përcaktimit të këtij koncepti pragmatist.

E kaluara jonë e afërt, sjell kuptimin e parë për të sotmen. Cila ishte e kaluara jonë e afërt? Nëse pyesim politikanin, presim që përgjigja të jetë se ajo ishte sfiduese. Nëse pyesim opinionbërësin, presim që përgjigja të jetë se ajo ishte tragjike. Nëse një qytetar e lidhë të sotmen me konceptin nominal me të sotmen e 24 orëve, atëherë kemi aq të sotme, sa qytetarë.

Ky kontekst, i lidhur me politikë dhe sot, del të jetë materie e gjallë, e vrullshme, madje spektër real dhe virtual, kontekste politike sa njerëz i nën renditën këtij meditimi.

Këta venerues real, i përshtaten fuqisë së situatave të krijuara në kontekste që mbërthejnë brenda idenë e lirisë, demokracisë, ligjit dhe zbatimit të tij. Brenda kësaj imazherie, vota del të jetë fuqia e vetme e individit përball sfidës së jetësimit të vetvetes, hommo politicus-it.

Kosova, sui generis

Në Republikën e Kosovës, amplituda e mospranimit të vlerës së numrit, si shenjë themelore e demokracisë, në vend se të zbutet, për shkak të së kaluarës tonë të afërt sfiduese, shpërqendrohet në diçka tjetër, madje, merr kahe të papranueshme. Ngjan rebelimi, duke prodhuar furtuna në shishe. Ky rebelim, në vend se të matet me faktorin e vet, për të prodhuar multiefektin social, ndryshimin cilësor në ambientin politik, vota në kuptimin e kontekstit ligjor, mbërthen kontekstualitetin e huaj (serb) duke u bërë diktaturë e pakicës.

Diktatura e pakicës është diktaturë shumë e rrezikshme në kuptim të numrit të viktimave. Kjo diktaturë e pakicës, në kontekstin e Republikës së Kosovës, shpërdori në mënyrën më të paturpshme kontekstet. Flamuri, rigjeti pronar të shpifur, himni po ashtu pësoi një shpërdorim të paturpshëm në opinion duke u përvetësuar nga kjo diktaturë. Kombëtarja jonë e dytë në futboll, del të jetë makthi i radhës, për këtë diktaturë të pakicës. Kjo diktaturë tenton të marrë tapitë e pronësisë së gjeografisë nacionale, kushtetutshmërinë, legjislacionin, sigurinë e brendshme, ndërsa partneritetin strategjik nacional e lë në udhëkryq, pashpjegueshëm.

Ku do të ndalet kjo diktaturë e pakicës?

Arsenali i 86 çantave tragjikomike, nuk mund ta prishin kontekstin historik sot, të lidhur me të kaluarën tonë sfiduese, të lidhur ngushtë me ShBA-në dhe vlerat e Bashkimit Evropian. Por, nëse ligji nuk ua tregon vendin autorëve të këtyre çmendurive të diktaturës së pakicës, zhvillimet mund të shkojnë në dy drejtime. Ose do të ballafaqohet me ligjin që të mbetet e përqendruar në numrat e vet real ose hynë në rrugën pa krye të dhunës fizike, psikologjike, virtuale, duke vijuar të krijojë më shumë armiq për shumicën e këtij vendi se vet shteti kundërshtar i përjetshëm i shqiptarëve, Serbia, si diktaturë e pakicës në Kosovë. Kontaminimi i ambientit politik, vazhdimisht të mbajtur në vlerat e tensionit dhe rrezikut të lartë, ashiqare, ishte edhe mbetet synimi i ish diktaturës së pakicës serbe që tashmë ka derivuar në lëvizje-parti paramilitariste, Vetëvendosje. Shkurt, diktatura e pakicës, e përqendruar në Lëvizjen Vetëvendosje ka rrënjët në sfondin e ish diktaturës së pakicës. Ndryshe, Republika e Kosovës nuk do të ishte pështyrë vazhdimisht nga këta diktatorë të pakicës, vazhdimisht duke ngjitë etiketa, në pajtim me baballarët e tyre biologjik dhe ideologjik të ish diktaturës së pakicës. Kësaj diktature të pakicës nuk i pëlqen asgjë në Republikën e Kosovës, paçka që është pakicë që jeton delirin e vetmjaftueshmërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Musliu dhe Gurakuç Kuçi: SKENARËT PAS BANJSKËS DHE LUFTA HIBRIDE RUSO-SERBE NË KOSOVË

Në përvjetorin e sulmit në Banjskë, qëllimet e këtij akti të dhunshëm rifreskohen me një …