Kryetari Elezaj dhe nënkryetari Hoti u takuan me deputetët e LVV-së, Albin Kurti dhe Rexhep Selimi

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe nënkryetari Besim Hoti, të shoqëruar nga drejtorët, Ibër Elezaj dhe Skender Merturi, kanë takuar në Klinë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurtin, që njëherësh është kryetar i kësaj Lëvizje dhe Rexhep Selimin ( anëtar kryesie), me të cilët ka biseduar për zhvillimet në këtë Komunë, sfidat dhe projektet që pritet të realizohen në të ardhmen. Kryetari Elezaj, ka treguar se Klina ka nevojë për rrugë unazore dhe tashme e kanë fituar një projekt, i cili pritet të fillojë sivjet, për të liruar qytetin e Klinës nga lëvizjet e automjeteve. Elezaj, tregoi se është duke u punuar edhe në zgjedhjen alternative të çështjes së ujit të pijshëm dhe trajtimin e ujërave të zeza.“Vullnetin për punë e kemi të madh. Koalicioni është duke funksionuar shumë mirë dhe bashkërisht do të angazhohemi në realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve. Disa projekte janë në fazën tenderuese dhe shumë shpejt do të nisim me realizimin e tyre. Do të jemi të ndershëm në punën tonë. Kemi sfida, por ato do t’i kalojmë me angazhim dhe përkushtim”, ka thënë Elezaj, i cili kërkoi përkrahje të projekteve që vijnë nga Klina. Kurti dhe Selimi, kanë premtuar se në Parlamentin e Kosovës, do të mbështesin projektet që vijnë nga Klina që janë në interes të qytetarëve. “Tash keni shumë punë, por besoj se me koordinim të mirë të koalicionit do t’i dilni mbanë”, ka thënë ndër të tjera Albin Kurti, kryetar i LVV-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …