Kryetari Fadil Nura ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, e shoqëruar nga bashkëpunëtorë të saj, ku është diskutuar për zbatueshmërinë e ligjeve me të cilat merret AIP, ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ligjit për qasje në dokumente publike.
Kryetari Nura duke përgëzuar AIP-në për punën e tyre në zbatimin e këtyre dy ligjeve, ka shprehur përkushtimin e komunës së Skenderajt për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ligjit për qasje në dokumente publike.
Në takim nga ana e Komisioneres Dërmaku, janë paraqitur edhe çështje të tjera të cilat janë prioritet për AIP-në, siç është Programi i Transparencës, i cili inkurajon komunat që ta bëjnë publikimin proaktiv të dokumenteve si dhe rritja e masave të sigurisë gjatë përpunimit dhe publikimit të të dhënave personale.

Kontrolloni gjithashtu

Angazhohen ekipe shtesë për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Ferizajt

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave nga Komuna e Ferizajt, …