Të mërkurën debat publik me qytetarë të Rahovecit për të diskutuar temën “Mbrojtja e Mjedisit”

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit që me datë 20 mars 2024 (e mërkurë), me fillim në orën 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal, Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Drejtorinë për Urbanizëm, zyrtaren e lartë për Mjedis dhe Zyrën për Informim, organizojnë takim publik me qytetarë për të diskutuar temën “Mbrojtja e Mjedisit”.

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë diskutim, për të adresuar çështje të mjedisit, për të gjetur bashkëpunim për zgjidhje të qëndrueshme, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …