Brickos

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta, organizuan Akademi Përkujtimore në nderim të veteranit të UÇK-së, Ragip Jashari

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta, kanë organizuar Akademi Përkujtimore në nderim të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ragip Jashari.

Në këtë akademi kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, baci Rifat Jashari, familjarët e të ndjerit, drejtorët e Komunës, bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, të ftuar dhe qytetarë të shumtë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Nura ka thënë se Ragip Jashari ishte një njeri i kompletuar me veti të larta, edhe si burrë edhe si një trim që i përgjigjet nevojës së Kosovës për liri.

“Meqë ishte fqinji i parë i Adem Jasharit, do të jetë po ashtu i pari jashtë familjes së komandantit legjendar që i bashkohet luftës për çlirim të vendit.

Secili që ka pas fatin ta njoh Ragipin, e në mesin e të cilëve, isha edhe unë që e njoha, ka pas para vete një burrë fjalëpak, një njeri të qetë dhe të respektuar, mbi të gjitha”, ka thënë mes tjerash kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Për kontributin e tij në luftë folën edhe bashkëluftëtarë të Ragip Jasharit, duke e vlerësuar atë si një nga luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurse në emër të familjes, të pranishmit i falënderoi nipi i Ragipit, Ahmet Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Angazhohen ekipe shtesë për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Ferizajt

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave nga Komuna e Ferizajt, …