Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Ai në një prononcim për media ka thënë se në momentin kur ka ardhur në shqyrtim si pikë e rendit të ditës, iniciative e deputetëve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ai është larguar nga takimi. “LDK-ja është kundër kësaj iniciative. Ne sot lëshuam mbledhjen dhe presim të shohim se si do të procedojë me këtë çështje shumica parlamentare”, ka sqaruar Hoti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
