Haradinaj: Tetë vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legalitet të drejtës sonë për shtet

Kryeministri, Ramush Haradinaj pas takimit me kryetarin, Ilir Meta ka folur për gjendjen e sigurisë në vend

Kryeministri, Ramush Haradinaj pas takimit me kryetarin, Ilir Meta ka folur për gjendjen e sigurisë në vend. Haradinaj tha se situata e përgjithshme e sigurisë në vend është stabile dhe se nuk ka paralajmërime destabilizim. “Të gjithë mekanizmat e rendit dhe sigurisë konfirmojnë se situata e sigurisë është stabile dhe e qetë”, tha Haradinaj, duke shtuar se s’ka paralajmërime për destabilizim të Kosovës. Ai tha se institucionet e vendit e kanë marrë seriozisht rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. “Edhe vizita e Vuqiqit kaloi në atmosferë korrekte dhe besojmë se porosia nga kjo vizitë ishte e qartë që përgjegjësitë për Kosovën i takojnë institucioneve të Kosovës”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Rafuna: Bllokada institucionale i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë, prodhuesit kanë nevojë për mbështetje urgjente

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se bllokada institucionale e vendit …