Kryetari Halil Thaçi intervistohet nga Prokuroria për rastin e shpronësimeve në Shipitullë

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, është intervistuar në Prokurorinë Speciale, në cilësinë e të pandehurit, konfirmoi zëdhënësja e kësaj prokurorie, Arbrona Luta.

Hetimet sipas Prokurorisë po kryhen në rastin që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi”.

“Mund të konfirmojmë se H.Th, është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi””, ka thënë Luta.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, pas intervistimit, tha se ishte aty në cilësinë e dëshmitarit në hetimet për shpronësimet në Shipitullë, derisa shtoi se nuk do t’u nënshtrohet presioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva

Glauk Konjufca: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë, një shoqërie shumëetnike

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas deklaratave …