Kryetari Haliti diskutoj rreth mundësisë së implementimit të një projekti të ri në Viti 

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri kanë zhvilluar një takim në Prishtinë me përfaqësues të projektit “Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes” (FEGO) që synon të nxisë tregun gjithëpërfshirës dhe zhvillimin e sistemeve në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në veshje, mobilje dhe sektorët e turizmit rural. Projekt ky që financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar SIDA dhe implementohet nga Swisscontact. Gjatë këtij takimi kryetari Halit ka shpallur mundësitë e bashkëpunimit të komunës së Vitisë në këtë projekti në veçanti në fushën e promovimit dhe investimit të turizmit rural në komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka kujtuar dëshmorët Ilir  Konushevci, dr. Hazir Malaj, Bahri Fazliut e Agron Rrahmani

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar dëshmorët Ilir  Konushevci, dr. Hazir Malaj, …