leoni

Haliti dhe Lekaj nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi për rrugën alternative te Stubllës së Epërme dhe për rrugën e Korbliqit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur në takim nga Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit të Republikës së Kosovës, Pal Lekaj. Me këtë rast është bërë edhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës së Vitisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për mbështetjen e projektit për rrugën alternative në fshatin Stubëll e Epërme dhe për rrugën e Korbliqit. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se realizimi i këtyre projekteve infrastrukturore janë me rëndësi të veçantë për këtë komunë dhe falënderoj këtë ministri për gatishmërinë e realizimit të këtyre projekteve. “ Këto dy projekte kanë një rëndësi të veçantë për qytetarët tanë pasi që ato krijojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Për gatishmërinë në realizimin e këtij projekti dua të falënderoj Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit dhe shpresoj se realizimi i këtyre projekteve do të bëhet sa më parë”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai megjithatë tha se kjo komunë ka edhe nevoja të tjera në realizimin e projekteve infrastrukturore dhe u shpreh se beson se niveli qendror do ta ndihmojnë këtë komunë në realizimin e projekteve infrastrukturore.

Kontrolloni gjithashtu

Punonjësit e NPL “Ambienti të angazhuar në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta në komunën e Ferizajt

Punonjësit e NPL “Ambienti”gjatë punëve në teren në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta publike në …