leoni

Kryetari Haliti, i ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e Vitit të Ri 2022

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, u ka uruar të gjithë qytetarëve të kësaj komune Vitin e Ri 2022.

Ai nër të tjera tha: “Të nderuar qytetarë të Komunës sonë, përmes këtij urimi dëshiroj të shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë ju. Viti që po e lëmë pas është karakterizuar me shumë të arritura por edhe me sfida shkaku i pandemisë globale të shkaktuar nga virusi Covid-19. Megjithatë ne po e përmbyllim këtë vit në mënyrë të suksesshëm në të gjitha sferat e jetës për qytetarët e komunës sonë, prandaj kemi edhe një arsyeje më shumë që të kremtojmë këtë festë. Ky sukses ka qenë i mundur falë besimit dhe bashkëpunimit të sinqertë të komunës sonë me partnerët vendor dhe ndërkombëtar por edhe me njerëz të vullnetit të mirë të cilët e duan vendin e tyre. Urojë që edhe viti që po vjen të jetë edhe më i suksesshëm ”, u shpreh ndër tjerash Kryetari Haliti në urimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim …