Kryetari Haliti inspektoj punimet e projekteve që po realizohen në Sllatinë të Epërme e të Poshtme dhe në Vërban

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë, është duke u realizuar projekti i rregullimit të rrethojave të shkollës “Njazi Rexhepi”, si dhe është duke u bërë rregullimi i tribunave të fushës sportive. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka inspektuar punimet që po bëhen aty, për të parë nga afër ecurinë e këtyre punimeve. Gjithashtu, është njoftuar dhe ka inspektuar punimet edhe në asfaltimin e rrugëve të lagjeve në Sllatinë të Poshtme, ku është duke u realizuar edhe projekti i rregullimit të trotuarit përgjatë rrugës kryesore të këtij fshati. Kryetari Haliti i shoqëruar me bashkëpunëtor, kanë vizituar edhe fshatin Vërban, për të parë nga afër punimet në rregullimin e trotuarit në këtë fshat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …