Kryetari Haliti iu uron maturantëve sukses në test dhe në rrugëtimin e tyre tutje

Kryetari i komunës së Vitië Sokol Haliti iu uron maturantëve sukses në test dhe në rrugëtimin e tyre tutje, ai ndër të tjera ka thënë:  Të dashur nxënës dhe nxënëse të komunës së Vitisë. Në prag të testit të maturës shtetërore që do të mbahet nesër, dëshiroj të ju uroj të gjithë juve suksese dhe rezultate sa më të larta. Natyrisht se nga këto rezultate varet e ardhmja e juaj dhe e vendit tonë. Fatkeqësisht ky vit është karakterizuar nga gjendja e pandemisë si pasoj e virusit Covid-19 dhe atë në mbarë botën përfshirë edhe komunën tonë. Si masë mbrojtëse për një kohë të gjatë ju nuk keni mundur të zhvilloni mësimin në bankat shkollore por me përkushtim të plotë dhe vendosmëri me mësimdhënësit tuaj keni vazhduar rrugëtimin për marrjen e dijës edhe nga distanca. Tani ka ardhur koha që ju të tregoni dijen e marrë dhe të vazhdoni rrugëtimin tuaj profesional. Vendi ynë ka nevojë për njerëz të arsimuar dhe me përgatitje të lartë profesionale për të çuar përpara edhe shumë procese dhe që të krijojmë mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë. Shpreh keqardhjen që nuk keni mundur të vazhdoni mësimin në objektet shkollore dhe që edhe mbrëmje e maturës është anuluar si masë mbrojtëse. Sfidat si kjo ju bëjnë edhe më të fortë, prandaj jepni forcë dhe vullnet vetës suaj dhe tregoni diturin e fituar me plotë përkushtim. Testi i maturës do të zhvillohet nesër në kushte pandemie, duke respektuar masat mbrojtëse për të ju shmangur infektimit me virusin Covid-19. Duke u bazuar në situatën e pandemisë kërkojmë nga ju mirëkuptim që të zbatoni masat mbrojtëse dhe të ruani njëri tjetrin, sepse duke ruajtur vetën ju ruani mikun, familjen dhe më të dashurit tuaj por edhe në përgjithësi shëndetin publik. Dua të ju njoftoj se kemi pranuar masat mbrojtëse kundër virusit Covid-19 të cilat janë shpërndarë në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet testi i maturës. Juve ju mbetet që nesër të jeni të përkushtuar, të tregoni dijen tuaj dhe kulturë qytetare duke respektuar masat anti-covid.

Ju urojë suksese!

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetari i Komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …