Kryetari Haliti kërkon që kyçja e Vitisë në autostradën “Arbër Xhaferi” të realizohet sivjet

Kryetari Haliti kërkon që kyçja e Vitisë në autostradën “Arbër Xhaferi” të realizohet sivjet.

Në Gërlicë paska dalë partia, për të amnistuar vendimin diskriminues të Qeverisë “Kurti 2” për anulimin e lidhjes së Vitisë, në këtë pikë, në Autostradën “Arbën Xhaferi”. Një zëvendësministër i shoqëruar nga disa deputetë të zonës dhe përfaqësues të bizneseve, qenka zotuar publikisht se kyçja do të bëhet vitin e ardhshëm, kurse sivjet do të përgatitet projekti ideor. Po ashtu, është e çuditshme kjo qasje që në takimet për lidhjen e komunës së Vitisë në këtë autostradë të mos jetë i pranishëm asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve komunale të Vitisë. Kjo është hipokrizia e radhës, sepse vendimi për realizimin e këtij projekti ishte marrë nga Qeveria Mustafa dhe pastaj edhe nga Qeveria Haradinaj, i cili parashihte dy lidhje të reja: njëra për Ferizajn dhe tjetra për Vitinë. Nëse Qeveria Kurti dëshiron të lë përshtypjen se është e interesuar t’iu bëjë zgjidhjen banorëve dhe bizneseve të Komunës së Vitisë, nuk është dashur që nyjën në autostradë ta lidhë “nyje”. Komuna e Vitisë edhe më herët ka shprehur indinjatën që lidhja e kësaj komune në autostradë, nuk po merr epilog. Për më keq, projekti nuk është përfshirë në Kornizën Afatmesme Buxhetore të Qeverisë së Republikës së Kosovë. Anashkalimi i rreth 60,000 banorëve të Komunës së Vitisë dhe me mijëra biznese që operojnë në këtë komunë është i padrejtë. Nuk na interesojnë spektaklet mediale si ky i sotshmi, i zyrtarëve qeveritarë, por Komunës së Vitisë i nevojitet kyçja në Gërlicë. Presim që kjo çështje të mos zvarritet dhe të ndodhë gjatë këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …