Brickos

Kryetari Haliti liron nga detyra drejtorin Adnan Imeri, e falënderon për punën e tij

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, do të liroj sot nga detyra drejtorin e deritanishëm të drejtorisë së Inspekcionit, z. Adnan Imeri. Kjo bëhet me kërkesën e vet drejtorit në fjalë, pasi që ky i fundit do të vazhdojë karrierën profesionale të tij. Me këtë rast kryetari Haliti, në emër të qeverisë komunale, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve vitias e falënderoj z. Imeri për punën e deritanishme duke i uruar atij suksese në të ardhmen. “Me kërkesën e vetë të Adnanit ne do ta lirojmë atë nga detyra e drejtorit të Inspekcionit. Megjithatë sot dua ta falënderoj atë për punën e tij profesionale dhe të çmuar që ka bërë në qeverinë komunale të Vitisë, e në veçanti si drejtor i Inspeksionit. Gjithashtu atij i uroj suksese në rrugëtimin e tij profesional” u shpreh kryetari Haliti.

 

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …