leoni

Kryetari Haliti mbajti një fjalë rasti në ngjarjen e organizuar për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë

Në Prishtinë nën organizimin e Caritas Kosova është shënuar Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, ku pjesëmarrës ishin mysafir të shumtë nga niveli qendror e lokal. Megjithatë një falë rasti para të pranishmeve e mbajti edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili foli për konceptin e bamirësisë. “ Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, ne festojmë frymën e jashtëzakonshme të dhënies, dhembshurisë dhe vetëmohimit që lidh komunitetet dhe i kapërcen kufijtë. Me këtë rast do të doja të veçoja dy shembuj të ndritshëm që simbolizojnë konceptin e bamirësisë, e që janë:  Nënë Tereza e paepur dhe puna jetike e organizatës ndërkombëtare Caritas, pjesë e së cilës është Caritas Kosova”, u shpreh kryetari Haliti. Ai tha se këta dy shembuj përkufizojnë më së miri konceptin e bamirësisë dhe për këtë jemi të gjithë dëshmitarë.  Ai foli jo vetëm për kontributin e Nënës Terezë në fushën e bamirësisë por edhe të organizatës Caritas, e cila ka një bashkëpunim shumë të mirë me komunën e Vitisë, në projekte të ndryshme në interes të komuniteteve pa dallime duke potencuar se Caritas Kosova është e angazhuar për të ndihmuar të gjithë ata që janë në nevojë. I pari i komunës së Vitisë, pati edhe një porosi publike duke kërkuar që të vazhdohet puna që të bëhet ndryshimi përmes fuqisë së bamirësisë dhe bashkëpunimit.

May be an image of 2 people, suit and office

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …