leoni

Kryetari Haliti me bashkëpunëtor vizitoi nga afër projektet infrastrukture në Viti, Tërstenik dhe Pozheran

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga zëvendëskryetari, Hasan Aliu dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë parë disa projekte infrastrukturore që po realizohen në lokalitete të ndryshme të komunës së Vitisë. Ata nga afër vizituan punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugës “Beqë Kurti” në fshatin Trestenik, në ndërtimin e trotuarit për gjatë rrugës “Hasan Prishtina” në Viti dhe zgjerimi i urës së Kurteshit në Pozheran. Me këtë rast ata janë takuar edhe me banorë të këtyre lokaliteteve të cilët u shprehën falënderues për realizimin e këtyre projekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …