Kryetari Haliti, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2023/’24 i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit vitias për fillim të mbarë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2023/2024, në emrin e tij dhe të komunës së Vitisë i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit vitias për fillim të mbarë. Një urim i posaçëm shkon për fatosat, që për herë të parë do të ulën në bankat shkollore, me shpresën që ata të vazhdojnë rrugën e mësimit dhe diturisë së pafundme, pasi që ardhmëria e këtij vendi është e varur pikërisht nga ta. Ndërkaq në këtë vit të ri shkollor uroj që të gjithë nxënësit të vazhdojnë rrugën e mësimit, ti përkushtojnë vëmendje të veçantë asaj, me qëllim të formimit, edukimit dhe arsimimit të tyre. Gjithashtu uroj që mësimdhënësit të vazhdojnë punën e tyre të palodhshme me përkushtim të madh. Komuna e Vitisë dhe qeverisja Haliti ka punuar shumë në krijimin e kushteve sa më të mira në fushën e arsimit dhe ai u zotua se do të bëjë përpjekje maksimale, që të krijojë kushte edhe më të përshtatshme shkollore. Mësimdhënës të nderuar! Më lejoni që të ju uroj punë të mbarë në vitin e ri shkollor 2023/2024, ndërsa juve nxënës të nderuar ju urojmë suksese!

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetar i komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

E enjtja, dita e takimeve me qytetarët e komunës së Rahovecit

Të gjithë ata që shkuan për t’u takuar me udhëheqësin e komunës së Rahovecit dhe …