Kryetari Haliti nënshkruan memorandum bashkëpunimi me organizatën Let’s Do It Kosova”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me përfaqësues të organizatës “ Let’s Do It Kosova” organizatë kjo e cila merret me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë. Ky memorandum i bashkëpunimit mes Komunës së Vitisë dhe Organizatës “Let’s Do It Kosova” parasheh ngritjen vetëdijes kryesisht tek nxënësit në ruajtjen e mjedisit, konkretisht realizimin e trajnimeve për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta, në fushën e mjedisit jetësorë. Po ashtu ajo ka për qëllim edhe ngritjen e vetëdijes ekologjike dhe përgjegjësisë mjedisore te nxënësit dhe komuniteti në përgjithësi. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash u shpreh se kjo komunë ka bërë shumë në largimin e deponive ilegale të mbeturinave për të cilat është vlerësuar pozitivisht jo vetëm nga qytetarët e saj por edhe nga organizatat e ndryshme të cilët merrem me mbrojtjen e mjedisit. Haliti tha se shumë deponi ilegale pos që janë larguar ato janë shndërruar edhe në hapësira gjelbëruese për të gjithë qytetarët. Ai shtoj se pas aksioneve të shumta të pastrimit është e domosdoshme të ngritët vetëdija e qytetarëve në veçanti tek grupmoshat e reja që të ruajnë mjedisin. Ndërkaq sipas memorandumit punët mes Komunës së Vitisë dhe organizatës “Let’s Do It Kosova” do të koordinohen në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Viti. Kurse fushatat vetëdijesuese në shkollat e kësaj komune si dhe rivitlaizimi i hapësirave të jashtme shkollore do të bëhet përmes bashkëfinancimit të Komunës me këtë organizatë. Përndryshe në nënshkrimin e këtij memorandumi kanë marrë pjesë edhe Besnik Shabiu nga Organizata “Let’s Do It Kosovo” dhe Fatbardha Emini, Drejtoresh e Arsimit në Viti, e cila mirëpriti nënshkrimin e këtij memorandumi dhe u shpreh se kjo drejtori është e gatshme të punoj në këtë drejtim. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Veton Ademi, Koordinator I këtij projekti për Komunën e Vitisë i cili po ashtu udhëheq edhe Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …