Kryetari Haliti përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura të shiut, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe strukturat përgjegjëse komunale.

Ekipet komunale janë angazhuar në monitorimin e zonave të prekura, evidentimin e dëmeve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për tejkalimin e pasojave, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe normalizimin e gjendjes.

Sipas informacioneve nga terreni, reshjet kanë shkaktuar dëme materiale në disa lokalitete, ndërsa institucionet komunale mbeten në gatishmëri të plotë për të reaguar kudo që paraqitet nevoja.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …