Kryetari Haliti po merre pjesë në një vizitë studimore në Gjermani

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Zyrtari për Efiqiencë, Xhelal Haxhiu po marrin pjesë në një vizitë studimore në Freiburg të Gjermanisë, në kuadër të projektit “Mbështetja për Zbatim të Pakos së tretë të Energjisë me fokus në Efiçiencë të Energjisë dhe Burimeve të Ripërtërishme”, që financohet nga Bashkimi Evropian. Gjatë kësaj vizite pjesëmarrësit do të mësojnë lidhur me praktikat më të mira për zbatimin e zgjidhjeve më të mira për aplikimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme nëpër qytete. Projekti implementohet nga GFA Consulting Group GmbH.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …