Kryetari Haliti pritet në takim nga ministri Skënder Reçica

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Basri Aliu, Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale janë takuar me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës, Skënder Reçica. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është biseduar rreth projekteve të përbashkëta të komunës së Vitisë me këtë ministri si dhe rreth mundësive për vazhdimin e projektit tripalësh të Komunës, Ministrisë dhe Caritas Kosova. Po ashtu është biseduar edhe rreth një projekti në fushën e ambientit i cili mund të realizohet në bashkëpunim me Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Eco-Higjena” si dhe rreth grandit qeveritar për Qendrat për Punë Sociale. Kryetari Haliti ndër tjerash tha se kjo komunë ka pasur një bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe shtoj se Komuna e Vitisë është e interesuar të vazhdoj këtë bashkëpunim që është në interes të qytetarëve vitias. Kurse bëhet me dije se ministri Reçica ka thënë se do të shikoj mundësitë se në cilat fusha mund të vazhdohet bashkëpunimi me komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …