leoni

Kryetari Haliti priti në takim basketbollistët e KB “Vitia”

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim basketbollistët e KB “Vitia”, të udhëhequr nga trajneri Nehat Rexhepi, ku është biseduar për planet dhe ambiciet në të ardhmen. Gjithashtu, u bisedua edhe për shqyrtimin e mundësive për gjetjen e një zgjidhje që të lirohet salla e sportit që funksionon në kuadër të shkollave të mesme, i vetmi vend ku ky klub zhvillon stërvitjet, e ku aktualisht është duke u kryer vaksinimi i qytetarëve kundër Covid 19. Kryetari Haliti theksoi se do të angazhohet që të gjej një zgjidhje në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe premtoi mbështetjen institucionale në të ardhmen për klubin. Kurse Nehat Rexhepi, trajner i KB ,,Vitia”, shprehi mirënjohje për Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, respektivisht komunën e Vitisë, për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e klubit, duke theksuar se kjo gatishmëri dhe përkrahje institucionale, ka bërë që ky klub basketbollistik sot të jetë pjesë e garave në ligën e dytë të Kosovës. Duke folur rreth aktiviteteve të klubit, Rexhepi tha se përkundër disa vështirësive që janë paraqitur në fillim kur u themelua më 2015, megjithatë, interesimi i talentëve të rinj ka qenë i madh, kështu që aktualisht tani kemi rreth 150 anëtar të klubit nga të gjitha kategoritë, përfshirë edhe atë të femrave dhe grup moshave të ndryshme. Kryetari Haliti, shprehi gatishmërinë që ta ndihmoj klubin rreth shpenzimeve për ndeshjen e radhës që do të luhet të nesër në Gjakovë, si dhe me rekuizita e nevoja të tjera që paraqiten.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …