Kryetari Haliti priti në takim KFOR-in amerikan në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), në Viti, të përfaqësuar nga togerja Jillian Stein dhe rreshteri i klasit të parë Laurance McGraw.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit ushtarak pos që kanë bashkëbiseduar për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, ata kanë shfrytëzuar rastin për ta uruar kryetarin Haliti për rizgjedhjen e tij.

Ndërkaq, kryetari Haliti tha se ai dhe qeverisja e tij, do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me këtë ekip edhe në katër vitet e ardhshme, pasi që kjo është në interes të të gjithë qytetarëve vitias pa dallime.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rahovec mbahet Gara e Diturisë ndërmjet nxënësve më të mirë nga klasa e III-të e shkollave fillore deri në klasën e 12-ta

Në objektin e IAAP “Selajdin Mullaabazi-Mici” në Rahovec, nën organizimin e Drejtorisë Komunale për Arsim, …