Kryetari Haliti priti në takim kryetarin e Federatës së Sportit shkollor

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim kryetarin e Federatës së Sportit shkollor, Ardian Telaku, përfaqësuesin e Departamentit të Sporteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fikret Shatrin dhe Agron Dubofcin. Në takim ishin edhe përfaqësues të Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike nga Komuna e Vitisë, me ç’rast është diskutuar për formimin e Ligës shkollore të sportit, mbështetjen e aktiviteteve sportive shkollore, ku kryetari Haliti u shpreh i gatshëm të vazhdoj përkrahjen si deri më tani. Po ashtu, kryetari Haliti i ka njoftuar ata me përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike, si dhe realizimin e shumë projekteve në krijim të kushteve sa më të mira të infrastrukturës sportive nëpër shkolla. Kurse Ardian Telaku, kryetar i Federatës së sportit shkollor, tha se ky takim ka të bëjë me njohjen por edhe thellimin e bashkëpunimit me Institucionet komunale, si dhe për angazhimet e deritanishme që komuna ka dhënë në përkrahje të Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike në Viti. Ai tha se janë 6 disiplina të federatës shkollore si në shah, ping pong, volejboll, hendboll, fut sall dhe basketboll, ku përfshihen në aktivitete sportive nga 35.000 deri në 40.000 nxënës. Edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike në Viti Milot Haziri, ka falënderuar kryetarin e komunës për gatishmërinë dhe përkrahjen që I kanë dhënë shoqatës së pedagogëve. Ai gjithashtu përmendi edhe sukseset e nxënësve të komunës së Vitisë, të cilët kanë treguar rezultate cilësore, duke u renditur si të parët në disa disiplina sportive, gjatë vitit 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …