KEK
Fillimi / Institucionet / Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të Forumit Kosovar për Aftësi të Kufizuara dhe Ekipin Vlerësuese Komunale për Fëmijët me Nevoja të Veçanta

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të Forumit Kosovar për Aftësi të Kufizuara dhe Ekipin Vlerësuese Komunale për Fëmijët me Nevoja të Veçanta

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë pritur sot në takim përfaqësues nga “Forumin Kosovar i Aftësisë së Kufizuar” dhe ekipin vlerësues të komunës, ku kanë diskutuar për nevojat e ekipit vlerësues për personat me aftësi të kufizuara në veçanti rreth çështjes së edukimit gjithëpërfshirës të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Kreu i kësaj komune, Sokol Haliti, i njoftoj ata mbi punën që po bënë kjo komunë për të gjithë qytetarët e kësaj komune, në veçanti për personat me aftësi të kufizuara, përfshirë këtu edhe hartimin e dokumenteve të nevojshme për implementimin e punëve që ndërlidhën me ta. “ Ne kemi investuar shumë në arsim, kemi bërë digjitalizimin e shkollave dhe po punojmë në krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë nxënësit. Natyrisht se fëmijëve me aftësi të kufizuara I kushtojmë më shumë vëmendje me qëllim që ata të kenë më të lehtë procesin mësimor” u shpreh Kryetari Haliti. Kurse Saranda Uka, përfaqësuese e Forumit Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, ndër tjerash në këtë takim ka folur edhe për plotësimin e Ekipës Vlerësuese Komunale për fëmijët me nevoja të veçanta sipas udhëzimeve administrative. Ndërkaq lidhur me punën e këtij ekipi ka folur Shqipe Rexhepi, Psikologe në Drejtorinë Komunale të Arsimit, njëherit edhe Koordinatore e ekipit vlerësues komunal për fëmijët me nevoja të veçanta. Ndërkaq në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarët komunal, Ibadete Hyseni dhe Heset Ukshini si dhe ish drejtori i drejtorisë së Arsimit në Viti, Qahil Sinani.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Junikut ka hapur Diskutim Publik që ka të bëjë me Planin për Menaxhimin e Mbeturinave 2020-2025

Komuna e Junikut ka hapur Diskutim Publik që ka të bëjë me Planin për Menaxhimin ...