Kryetari Haliti uron ambasadën, KFOR-in dhe popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut- Ditë së Pavarësisë së SHBA-së

Kryetari Haliti uron ambasadën, KFOR-in dhe popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut- Ditë së Pavarësisë së SHBA-së.

“Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, u përcjellë urimet më të përzemërta Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, amerikanëve me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësve në radhë të KFOR-it. Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës qeverisë dhe popullit të SHBA-ve, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi. Si kryetar i komunës së Vitisë, shprehi falënderim për gjithë mbështetjen amerikane në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës, posaçërisht përkrahjen e vazhdueshme të komunës së Vitisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Agjenda e Kontratës Sociale për Ferizajn

Komuna e Ferizajt  dhe qytetarët e saj zotohen të zbatojnë Agjendën e  Kontratës Sociale të …