leoni

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e projektit YourJob 2

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Hasan Aliu,  kanë pritur në takim znj. Shqipe Kurti dhe Brigita Dishpali nga projekti YourJob Kosova. Në këtë takim është folur për bashkëpunimin në mes të komunës së Vitisë,  me këtë projekt nga Caritas Kosova, i cili financohet nga  Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), ku si fokus kryesor  mbështetjen e të rinjve në mënyrë profesionale për tregun e punës, kryesisht të moshave nga 15 deri në 35 vjeç.  Me këtë rast kryetari Haliti,  e vlerësoj lartë këtë projekt duke potencuar se ata presim me padurim që të fillojnë bashkëpunimin në projekti YourJob2. Ai tha se është e një rëndësie të veçantë që të rinjtë vitias të mbështetën në përgatitjen e tyre profesionale për tregun e punës. Përndryshe bëhet me dije se ky bashkëpunim se shpejti do të zyrtarizohet edhe me nënshkrimin e një dokumenti mes dy palëve, pasi që Vitia është në mesin e pak komunave të Kosovës për të realizuar këtë  projekt.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …