Kryetari Haliti priti në takim sekretarin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Besim Kamberaj

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim pune, sekretarin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj, ku kanë biseduar rreth projekteve që po realizohen dhe ato që janë në finalizim e sipër në këtë komunë. Temë kryesore e këtij takimi ka qenë ecuria e punëve rreth projektit të përbashkët mes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Vitisë, që parasheh investime në objektin e vjetër të ish shkollës së mesme në Viti. Në objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, kohë më parë kanë filluar punimet në renovimin që do të shndërrohet në inkubator biznesi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …