Kryetari Haliti priti udhëheqësin e ri të LMT-së

Në kuadër të ndërrimit të udhëheqësve të LMT-së të KFOR-it Amerikan në Viti, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në një takim lamtumirës Togerin Milam nga KFOR 27-LMT dhe në takim njohës udhëheqësin e ri të KFOR 28 LMT-së, Togerin Roosa. Gjatë takimit me ekipin e deritashëm të LMT-së të KFOR-it Amerikan, kryetari Haliti i ka falënderuar ata angazhimin e tyre në kuadër të misionit dhe bashkëpunimin e mire me komunën e Vitisë në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune. Ai e ka vlerësuar lartë punën e deritanishëm të këtij ekipi dhe ka thënë se komuna të cilën ai e udhëheq është e gatshëm të punoj me ekipin e ri pasi që kjo është në interes të qytetarëve vitias. Ndërsa gjatë këtij takimi kryetari Haliti i ka njoftuar atë rreth zhvillimeve të gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, rreth projekteve të realizuara, projektet që pritën të realizohen, bashkëpunimit ndër institucional dhe bashkëpunimit ndërkufitar të kësaj komune, duke i njoftuar ata edhe me bashkëpunimet të cilat i ka kjo komunë me organizatat e huaja, vendore dhe ndërkombëtare. Në fund të këtij takimi ish udhëheqësit e deritanishëm të LMT-së së KFOR-it Amerikan i kanë dhuruar kryetarit Haliti një dhuratë simbolike ndërsa një dhuratë për ta në shenjë mirënjohje pati edhe kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …