Kryetari Haliti shprehë ngushëllime me rastin e vdekjes së Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta II

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me rastin e vdekjes së Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta II, ka shprehur ngushëllime në emrin e qytetarëve të komunës së Vitisë dhe në emrin tij personal. Ai ndër të tjera ka thënë: Sot dua të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për vdekjen e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta II. Bashkëndjejmë dhimbje me anëtarët e familjes mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuelthit për ndarjen nga jeta të një personaliteti të çmuar, siç ishte Lartmadhëria e saj, Mbretëresha Elizabeta e II-të. Ndonëse fizikisht ajo më nuk është në këtë botë, shpirti i saj fisnik dhe zemërgjerësia e saj do ta mbajë gjallë lartmadhërinë e saj në kujtesën botërore, si një grua e fuqishme që gëzon respekt të përhershëm.

Ngushëllime!

Sinqerisht!

Kryetari i komunës së Vitisë

Sokol Haliti

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon me aktivitete Ditën Ndërkombëtare të Infermierit

Ekipi mjekësor i QKMF-së në Viti, sot për nderë të Ditës së Infermierisë shënoi këtë …