Kryetari Haliti takohet me homologët e tij nga Komunat Endingen dhe Frieburg të Gjermanisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë vizitës së tij studimore në Gjermani ka vizituar kryetarin e komunës së Endingenit, Hans Joachim Schwarz dhe Kryetarin e Komunës së Frieburgut, Iris Basche. Gjatë kësaj vizite ai është njohur për së afërmi rreth implementimit të ligjit për efiçencë të energjisë. Përndryshe Kryetari Haliti po qëndron në Gjermani në kuadër të projektit “Mbështetja për Zbatimit të Pakos së tretë të Energjisë me fokus në Efiçiencë të Energjisë dhe Burimeve të Ripërtërishme”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga GFA Consulting Group GmbH. Gjithashtu Komuna e Vitisë është edhe nënshkruese e Kartës së Energjisë, e cila ka për qëllim, promovimin në mënyrë aktive të efiçiencës së energjisë, energjinë e ripërtritshme dhe menaxhimin e energjisë, si në ndërtesa dhe sisteme të shërbimeve, në shtëpi dhe në sektorin e biznesit.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Komuna e Deçanit ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Fitimi i të drejtës për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është …