Kryetari Haliti të shtunën inspektoj disa projekte të rëndësishme në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti të shtunën ka inspektuar disa punime që janë zhvilluar në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune. Ai ka inspektuar punimet në asfaltimin e fushës sportive në fshatin Sllatinë e Epërme, punimet që po bëhen në ambulanten e këtij fshati por edhe punimet që në rregullimin e shkollës tek lagjja e Gjinollëve në këtë lokalitet. Haliti ka inspektuar nga afër edhe punimet në ndërtimin trotuarit në Pozheran dhe më pas ka vizituar edhe punimet në rregullimin e ndriçimit publik prej fshatit Gërmovë deri në Sadovinë të Jerlive. Në fshatin Sadovinë të Jerlive ai ka parë nga afër edhe punimet e bëra në ndërtimin e stadiumit „Gursel e Bajram Sylejmani“.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …