leoni

Kryetari Hyseni i kërkon Ministrit Krasniqit nisjen e procedurave për shpërbërje të Kuvendit Komunal të Gjilanit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i ka kërkuar ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, që të fillojë procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi sipas kryetarit Hysenit, janë kaluat afatet ligjore për votimin e buxhetit komunal dhe se Kuvendi Komunal nuk po arrin t’i përmbushë detyrat dhe obligimet ligjore.

Në letrën e dërguar Ministrit Elbert Krasniqi thuhet se Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, prandaj kërkohet që duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të nisë procedura e shpërbërjes së Kuvendit Komunal të Gjilanit”, thuhet në letrën e Hysenit, dërguar ministrit Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj të mërkurën organizohet debati “Sfidat e Komunitetit Jo-Shumicë”!

Forumi për Transparencë Parlamentare në bashkëpunim me Forumin për Transparencë Komunale të Ferizajt, me mbështetjen …