Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar heroin e kombit, Agim Ramadani në 22 vjetorin e rënies së tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar heroin e kombit,  komandantin e Brigadës 138, Agim Ramadani në 22 vjetorin e rënies së tij heroike në altarin e Atdheut. Ai po ashtu i ka përkujtuar heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala. “Të udhëhequr nga Agim Ramadani, luftëtari, artisti e shkrimtari që kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij”. “E liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj”, ka shkruar Haradinaj me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria po hyn në fazë të re bashkëpunimi strategjik me Greqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në Tirana Economic Forum , një aktivitet që …