Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj biseduan me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj biseduan me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur  se nga ai  është informuar lidhur me takimin që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.  Ishte një takim i ftuar nga presidenti për konsultë edhe për informim për takimet në Uashington me presidentin e Serbisë Vuçiq. E kam filluar një konsultë me kryetarët e partive parlamentare, kam propozuar që të mbajmë një konferencë, dy ditë punë, që t’i përafrojmë qëndrimet në rast të ballafaqimit të Kosovës”, ka thënë ai. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, iu ka  përgjigjur ftesës së presidentit Hashim Thaçi. Në takim Veseli ka shkuar me anëtarin e Kryesisë së PDK-së, Hajredin Kuçi. Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shkuar në takim te kryetari Thaçi me të cilin ka biseduar lidhur me aktivitetin që ai ka zhvilluar  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …