Brickos

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi nga ndërkombëtarët ta hetojnë sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kritikoi veprimet e kryeministrit Albin Kurti, pasi nuk janë në favor të Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për disa veprime të kryeministrit,  Albin Kurti, ka deklaruar  se ato  nuk janë në favor të Kosovës. Krejt agjenda e Kurtit është agjendë e Putinit me qëllim që  Kosova të largohet nga NATO-ja. Veprimet e tij nuk janë ndihmesë  për qëllimet e sigurisë që i ka Aleanca ndaj Kosovës. Ato e ndihmojnë shumë strategjinë e Putinit për ta vonuar  përmbylljen e çështjeve të sigurisë, në Ballkan. Kurti, në këtë aspekt është në shërbim të Putinit.  Haradinaj tha se AAK-ja ka një program të favorshëm për qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme. I pyetur se pse duhet të votohet Haradinaj e jo Kurti, ai tha ” Kush e voton Albin Kurtin në të ardhmen do shkojë në Rusi,  kush e voton Ramush Haradinaj e ka zgjedhë rrugën më të shpejt dhe më të sigurt për anëtarësimin në NATO, ka thënë mes tjerash, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …