Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, bëri të ditur se i ka shkruar një letër të hapur kryeministrit, Albin Kurti

Kryetari  i AKR-së,  Behxhet Pacolli, bëri të ditur se  i ka shkruar një  letër të hapur kryeministrit, Albin Kurti, ndërsa ankohet se ai nuk  po i përgjigjet letrave që po ia dërgon. Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e mia, as tani nuk po i përgjigjeni letrës sime ku ju kam bërë me dije  gatishmërinë e  një shteti për ta njohur Kosovën që në javën e ardhshme. Tani ju  kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se është i gatshëm të vizitojë Kosovën, për të kryer formalitetet e njohjes. Gjithçka është e rregulluar, zotëri kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj. Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje, ka shkruar Behxhet Pacolli në letrën  e tij dërguar kryeministrit Kurti,  i cili nuk denjon t’ i përgjigjet.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …