Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglez e nderon Veselin në darkën e kryeparlamentarëve

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglez e nderon Veselin në darkën e kryeparlamentarëve

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglez, ka pritur të premten në mbrëmje në Lublanë kryetarët e Parlamenteve të shteteve të Evropës Juglindore, ndërsa shteti slloven e ka nderuar kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli duke e ulur atë në qendër të takimit, pranë homologut të tij slloven. Veseli ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në profilin e vet në rrjetin social se gjatë qëndrimit në Slloveni do të marr pjesë në sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

“Bashkë me homologë dhe deputetë të shteteve të Evropës Juglindore, u takuam sonte në Lublanë, ndërsa nesër do të mbajmë sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Gjatë punimeve të SEECP  do të paraqes të arriturat e Kosovës dhe progresin e shënuar nga legjislativi në rrugën drejt integrimeve evropiane. Kosova do të kryesojë SEECP në periudhën 2019/2020”, ka shkruar Veseli. Ndryshe, pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në SEECP janë edhe deputetë të partive politike parlamentare nga pozita dhe opozita.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …