Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e ka falënderuar gjeneralin amerikan për dëshminë e tij te drejtë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e ka falënderuar gjeneralin amerikan për dëshminë e tij te drejtë.  Faleminderit Gjeneral, Ju jeni legjenda e vërtetë! Drejtësia është në fjalët e Gjeneralit Amerikan Uesli Klark, ish komandantit të NATO-së. Drejtësia është në çiltërsinë e luftës sonë çlirimtare dhe në kushtrimin e popullit e popullit shqiptar për liri, demokraci, pavarësi dhe miqësi me ne. Lironi djemtë tanë! Këtë ua kërkon e vërteta dhe çdo dëshmi, çdo vuajtje e popullit tonë, çdo pikë gjaku e dëshmorëve dhe martirëve për liri, çdo gjymtyrë e invalidëve për pavarësi, ka shkruar në falënderimin e tij Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Kirurgu torakal, dr. Fitim Selimi, reagon ndaj tarifës për përcjellësit në QKUK

Kirurgu torakal në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Fitim Selimi, ka reaguar ashpër ndaj vendosjes …