Kryetari i BIK-ut Myftiu Naim ef. Tërnava takon kryetarin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi

Kryetari i BIK-ut Myftiu Naim ef. Tërnava takon kryetarin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim kryetarin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi. Me këtë rast Tërnava falënderoi mysafirët për vizitën dhe i njohu ata me aktivitetin dhe organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke vënë në pah se Kosova vlerëson dhe është mirënjohëse për ndihmën dhe kontributin e pazëvendësueshëm që kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe për mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset e deritanishme. Nga ana e tij Agim Rexhepi, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe e informoi për aktivitetet e Shoqatës, për projektet dhe objektivat. Myftiu Tërnava ka vlerësuar lart kontributin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës” në forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-ve dhe është një shembull që duhet ndjekur edhe me shtetet tjera mike të Kosovës anekënd globit.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …