BE e konfirmon se të hënën në Bruksel takohen Hoti dhe Vuçiq, ndërsa të vikend takohen ekspertët

BE e konfirmon se të hënën në Bruksel takohen Hoti dhe Vuçiq, ndërsa të vikend takohen ekspertët e dy vendeve

Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, ka konfirmuar do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Sipas tij, të hënën do të zhvillohet takimi në nivel të lartë, ndërsa gjatë fundjavës në nivel të ekspertëve. Ai ka thënë se, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe Përfaqësuesi i Posaçëm për dialog, Mirosllav Lajçak do të presin kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Ky zëdhënës i BE-së ka paralajmëruar se në këtë takim, do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me “aranzhimet për komunitetet jo shumicë dhe çështjet e kërkesave financiare dhe të pronësisë nga ana palëve”. Ai nuk ka dashur të tregojë hollësi rreth këtyre temave.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …