Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar se barrikadën e bërë në Skenderaj e ka mbështetur e tërë Kosova, duke shtuar se plagët e banorëve të Drenicës nuk janë shëruar ende. Ai gjithashtu ka përmendur numrin prej 1648 të pagjeturve duke kujtuar se Serbia nuk ka kërkuar ende falje edhe pas 20 vjetëve të kaluara nga lufta. ”Sot, në barrikadën e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, nuk ishin vetëm ata. Me ta ishin familjet e familjarët e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë…Prekazi, Rezalla, Izbica, Likoshani, Qirezi, Abria, Reçaku, Meja, Qyshku, Lybeniqi, … e krejt Kosova. Plagët tona ende nuk janë shëruar, kemi 1648 ende të pagjetur ende 20 vjet pas lufte nuk ka kërkim falje nga regjimi serb. Falënderim për institucionet vendore e ndërkombëtare për ndjenjën e solidaritetit me Drenicën por edhe krejt Kosovës, këtë ndjenjë të dhimbjes që i shërbeu çlirimit dhe ardhjes së lirisë në Kosovë”, ka shkruar Lladrovci.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit
Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …