Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Ëndrra e Vuçiqit

Trepça e Ujmani

ëndërr e Vuçiqit

pas lumgjakut tonë

shpalimin e nisi !

Do të na” japë ” tonën,

një copë në Luginë-

tonen t’ia japim

të shiturit siç dinë.

Veteranët e çajit;

çaji i zi i ka zënë,

një fjalë nuk e folen

për Trepçë,as Ujman !

 

8 shtator 2018

 

 

SKENARISTËT

 

Skenaristët para e mbas perdes luajnë,

luajnë në teatër

Beograd – Prishtinë- Bruksel.

Fjalët shpindrrohen si shiu me erë.

Dhëmbët në skenë nuk nxirren kot,

viktimat e nesërme nuk lëvizin dot !!!

 

9 shtator 2018

 

ATYRE QË NUK U SHITEN

 

Atyre që s’e shitën lëkurën

s’e falen dashurinë për atdheun,

sofrës ia ruajtën nderin,

në rrugën e lirisë,

i prenë në besë.

Toptanët bëjnë pazare,

pa frikë e pa marre !!!

 

8 shtator 2018

Kontrolloni gjithashtu

Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha: NJË LIBËR ME DËSHMI TË SHUMTA INDIVIDUALE DHE VLERA SHKENCORE

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: GRUAJA SHQIPTARE NË DRITËN E HISTORISË DHE VLERËSIMI I TË HUAJVE PËR TË

Jeta e kombeve shpesh e ngjashme me rrjedhën e burimeve të natyrës, në të cilat …