Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në bashkëpunim me bizneset ferizajase ofron 500 vende pune me pagë minimale 300 euro

Kredibiliteti i qeverisjes lokale të udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka hapur shtegun e bashkëpunimit dhe një klimë ndërveprimi mes institucionit të Komunës dhe bizneseve lokale. Së fundmi, me nismën e të parit të Ferizajt, Agim Aliu dhe gatishmërinë e bizneseve lokale, është krijuar një listë me 500 vende të lira të punës në sektorin privat, me pagë minimale 300 euro me mundësinë e rritjes progresive të pagës. Vendet e lira të punës janë të profileve të ndryshme të industrisë. Një mundësi e tillë, kaq e gjerë në shtrirje dhe numër, është një mundësi ku mund ta gjejnë vetën shumë nga punëkërkuesit, andaj inkurajohen qytetarët ferizajas që të interesohen për këtë mundësi. Kjo nismë që po ndërmerret për herë të parë nga vet qytetari i parë i Ferizajt, Agim Aliu dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me bizneset ferizajase, që dëshmon qasjen që ka qeverisja lokale, për t’iu gjendur pranë qytetarëve në krijimin e mundësisë për vendosjen e mirëqenies së tyre sociale, që familja të ketë burim të sigurt të ardhurash dhe hap domethënës në zbatimin e platformës qeverisëse, pjesë të veçantë të së cilës zë familja dhe masat shtetërore për mbrojtjen e familjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …