U mbajtën aksionet e pastrimit në fshatrat Kabash, Goshicë dhe Fshati i Ri të Vitisë

Me moton “Pastro dhe Ruaj” gjatë këtyre ditëve janë mbajtur aksione të pastrimit në fshatrat Kabash, Goshicë dhe Fshati i Ri të komunës së Vitisë. Në këto aktivitete të pastrimit banorët e këtyre lokaliteteve së bashku me përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë dhe vullnetarë të tjerë kanë pastruar kryesisht hapësirat publike ku janë larguar një sasi e konsiderueshme e mbeturinave. Përndryshe aksione të tilla të pastrimit janë mbajtur edhe në lokalitete të tjera të kësaj komune dhe atë kryesisht me nismën e Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …