Brickos

Këshilli i kryetarëve të Meyrin-it të Gjenevës, vizituan Komunën e Malishevës

Këshilli i Kryetarëve të Komunës së Meyrin, në Gjenevë të Zvicrës, në përbërje Pierre Alain Tschudi, ish kryetari Jean-Marc Devaud dhe kryetarja në ardhje, Nathalie Leuenberger  kanë realizuar vizitën zyrtare në Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahim Morina dhe qeveria komunale e Malishevës. Me delegacionin nga Myerin, janë edhe aktivistët shqiptar të shoqatës “Rrethi shqiptaro-meyrinas”, kryetari Agim Paçarizi, anëtarët e kryesisë së shoqatës, Lindita Telkiu dhe Avdyl Hamza. Fillimisht kryetari Begaj i ka njoftuar me historikun e Komunës së Malishevës, me zhvillimet në përgjithësi, të arriturat dhe përpjekjet e Komunës së Malishevës, që nga themelimi e deri më tani. Në vazhdim, Begaj  theksoi “Unë  po kërkoi edhe para ekipit të ekzekutivit komunal, që edhe në të ardhmen të vazhdoi bashkëpunimi i plotë në mes të Komunës së Malishevës dhe Komunës së Meyrin, në Gjenevë të Zvicrës, për shumë fusha që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve tanë”. Kurse, Pierre Alain Tschudi, ish kryetar tha: “Me këtë vizitë në Komunën e Malishevës dhe tash e dy ditë qëndrimi në Republikën e Kosovës, neve si delegacion na kanë përcjellë  shumë befasi dhe emocione në së cilin takim që kishim dhe vazhdojmë edhe në ditën e tretë ta kemi me ju, ky emocion shprehet nga ne se “Kosova është një nga disa kantonet e Zvicrës”, në kuptimin shumë miqësorë dhe të ndërtimit  të marrëdhënieve  në të ardhmen e afërt”. Ky delegacion, do të vizitoi Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, Çerdhen “ Zërat e Ëmbël”,  Kanionin “Ujëvarat e Mirushës”, Pishinën në Banjë etj. Pas tri ditë qëndrimi, delegacioni i  Këshilli të Kryetarëve të Komunës së Meyrin, në Gjenevë të Zvicrës, në përbërje Pierre Alain Tschudi, ish kryetari Jean-Marc Devaud dhe kryetarja në ardhje, Nathalie do të kthehet për në Zvcër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …